Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tetovë, ku e pranishme ishte edhe kandidatja për deputete, Albulena Haxhiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi tha se nga Sheshi Iliria në Tetovë u dëgjua fuqishëm zëri i mbështetjes për Vetëvendosjen, duke theksuar se “Krejt Tetova, një zë VV”.
Ai vlerësoi se tubimi dëshmoi frymën e bashkëpunimit dhe vëllazërisë ndërshqiptare, ndërsa shprehu mbështetje për kandidatët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Postimi i Azizit u shoqërua me fotografi nga tubimi i mbajtur në Tetovë, ku mori pjesë edhe Albulena Haxhiu.










