Të shtunën mbrëma në ora 23:45, në Stacionin Policor Tearcë, një punonjës fetar (hoxhë) R.S.(66) nga fshati Orashë e Epërme ka raportuar se rreth orës 20:30 është sulmuar fizikisht në një dhomë ndihmëse pranë shtëpisë së tij. Ndërsa raportuesi po kryente një rit fetar për dy persona të panjohur të gjinisë femërore, në dhomë ka hyrë një person i panjohur i gjinisë mashkullore, i cili e ka kërcënuar dhe e ka sulmuar fizikisht. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për gjetjen e autorit.
Trending










