Trendy

“Nuk ke qenë kurrë gjimnazist në Tetovë, nëse të paktën, një herë, nuk ke ngrënë “petlla” te Baci”!

Para 2 orë

Shkruan Rean Saiti

“Nuk ke qenë kurrë gjimnazist në Tetovë, nëse të paktën, një herë, nuk ke ngrënë “petlla” te Baci”!

Kjo thënie mu kujtua teksa kalova rrugën tek Gjimnazi i Tetovës dhe e pashë këtë objekt të improvizuar që është duke sfiduar dhe i rezistuar kohës…

Vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, si nxënës në Gjimnaz, gjatë pushimit të gjatë, ishte gati e pamundur të mos e shihje Bacin dhe shoqëruesin e tij. Bereta në kokë, manteli ngjyrë kaltër, një karrocë me katër rrota, sillnin në këtë objekt vaktin më të shijshëm për ne nxënësit, “petllat”.

Po, jo vetëm kaq! Kishte edhe zgjedhje – nëse e donit me “eurokrem” ose “marmeladë”!

Për ne që vinim nga fshatrat e që gjatë dy viteve të para të Gjimnazit ishim mësuar me rutinën e “çetvrt” bukës dhe një “Zdenka”, petllat e Bacit paraqisnin sihariq të vërtetë.

Baci njihte gati të gjithë nxënësit. Kisha përshtypjen se për të aspak nuk kishin rëndësi 20 dinarët e atëhershëm jugosllav, por siç thoshte shpesh “me rëndësi është që asnjë nxënës të mos mbetet i urritur”.
Kjo mbase vërrehej në fytyrën e tij kur përfundonin “petllat” kurse para këtij objekti kishte ende nxënës duke pritur në radhë.

Fatkeqësisht nuk e di fatin e këtij njeriu zemërmirë… Uroj të jetë shëndosh e mirë…
Për familjarët e tyre dhe ata që e kanë njohur, u them se, Baci ishte streha jonë, njeriu me zemër të madhe që kurrë nuk lejoi që një nxënës të mbetet i urritur, i kishte apo jo, ato 20 dinarët e atëhershëm jugosllav!

Trending