Trendy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Donald Trump nga Qendra Kennedy!

Para 2 orë

Një gjykatë federale në Uashington urdhëroi sot heqjen e emrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump nga Qendra Kennedy për Artet Performuese, sepse vendi ikonik nuk mund të riemërtohet pa një vendim të Kongresit.

Gjykatësi Federal Christopher Cooper urdhëroi qeverinë të hiqte të gjitha tabelat që mbanin emrin e Trump dhe të hiqte emrin e tij nga të gjitha dokumentet zyrtare brenda 14 ditëve.

Bordi i drejtorëve të qendrës së famshme kulturore, e cila u emërua nga Trump, votoi unanimisht dhjetorin e kaluar për të ndryshuar emrin, siç njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.

Por ky veprim është hedhur poshtë nga gjykata gjë që detyron institucionet ta heqin menjëherë emrin e presidenti Trump.

Trending