Trendy

Kasami: 30% rritje e pagave për zjarrfikësit e Tetovës

Para 11 orë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se zjarrfikësit e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë do të përfitojnë rritje prej 30 për qind të pagave.
Sipas Kasamit, vendimi është marrë si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e përditshme të zjarrfikësve në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
“Me vendimin e ri, zjarrfikësit do të përfitojnë rritje prej 30% të pagave, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka shkruar Kasami.
Ai theksoi se Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e shërbimeve që kanë rol kyç në sigurinë e qytetarëve.

Trending