Me reagimin e shpejtë të policisë së Tetovës është privuar nga liria një banor i Tetovës, i cili nën efektin e alkoolit dhe me pistoletë ka tentuar të kryejë grabitje në një objekt hotelier (lokal). Pistoleta është gjetur dhe ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 03.06.2026 në ora 16:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin H.D. (22) nga Tetova. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi, ndërsa pas kryerjes së alkotestit është konstatuar se ishte nën efektin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1.35 promilë alkool në gjak.
Më parë, në SPB Tetovë, personi A.I. (38) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:30, në vendin e tij të punës në një objekt hotelier, H.D. ka tentuar të kryejë grabitje ndaj tij. Sipas denoncimit, ai ka hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka kërkuar punonjësit A.I. t’i jepte paratë. Pasi A.I. ka refuzuar dhe i ka thënë të dalë jashtë, midis tyre ka pasur një përleshje fizike, me çka H.D. e ka goditur personin A.I. me qytën e pistoletës në pjesën e kokës.
Pas kësaj, H.D. është larguar nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejt pas ndërmarrjes së masave është gjetur dhe privuar nga liria. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.










