Trendy

Në Maqedoni ka rënë numri i martesave, ndërsa është rritur për 8% numri i divorceve

Para 6 orë

Në vitin 2025, janë realizuar 10,507 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, numri i tyre është zvogëluar për 5.1%. Numri më i madh i martesave, 1 362 apo 13.0%, janë realizuar gjatë muajit gusht, ndërsa më se paku gjatë muajit mars, respektivisht 473 apo 4.5%.

Më së shpeshti është lidhja e martesës së parë, me pjesëmarrje prej 92.8% për gratë dhe 92.1% për burrat. Në martesat e dyta me pjesëmarrje prej 7.1% dhe në martesat e treta me pjesëmarrje prej 0.8%, në numrin e përgjithshëm të martesave të realizuara, më së shumti marrin pjesë burrat.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.2 vjet për dhëndrin.

Në vitin 2025, sipas moshës, numri më i madh i martesave ishin në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, respektivisht 3 448 ose 32.8% te gratë dhe 3 750 martesa apo 35.7% te burrat.

Divorce kanë ndodhur 2 185, që përbën rritje prej 8.0%

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ka ndodhur në grupmoshën nga 35-39 vjeç, edhe atë: 400 ose 18.3% për gratë dhe 381 ose 17.4% për burrat.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, 478 ose 21.9%, ka ndodhur prej 5 deri në 9 vjeç pas martesës.

Trending