Trendy

VLEN dhe Vetëvendosje bashkojnë forcat në Shkup: Thirrje mërgatës kosovare për të votuar më 7 qershor

Para 3 orë

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale për realizimin e një takimi të rëndësishëm në Shkup me deputetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Krenare Çerkini, Adelina Tërshani dhe Shqipe Jashari.
Në këtë bashkëbisedim të ngrohtë me qytetarë dhe votues që gëzojnë të drejtën e votës në Kosovë, i pranishëm ishte edhe bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Takimi ka shërbyer për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të qytetarëve.

Thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje
Gjatë këtij tubimi, përfaqësuesit politikë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë të drejtë vote në Kosovë, që të marrin pjesë masivisht në votimet e datës 7 qershor.

“Zëri i secilit qytetar ka rëndësi dhe pjesëmarrja është çelësi i një demokracie të fortë,” ka potencuar deputeti Qoku në mesazhin e tij, duke inkurajuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. (INA)

Trending