Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, së bashku me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetarët Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.
Në një njoftim publik, Sali bëri thirrje për mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se qytetarët duhet të votojnë për “një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe me sovranitet të plotë”.
“Nesër, më 7 qershor, duke e mbështetur numrin 116, votoni për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe me sovranitet të plotë, me Albin Kurti në krye të qeverisë”, shkroi Sali.
Ai theksoi se pjesëmarrja në tubimin përmbyllës në Prishtinë u realizua së bashku me përfaqësuesit e VLEN-it, në shenjë mbështetjeje për subjektin politik të udhëhequr nga Kurti.










