Trendy

Goditet krimi i organizuar: Operacion masiv i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me EUROPOL-in

Para 2 javë

Një aksion i përmasave të mëdha kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve ndërkombëtare të trafikut është duke u zhvilluar në disa lokacione në Kosovë. Operacioni udhëhiqet nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, nën autorizimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa vlerësohet si një nga goditjet më të rëndësishme rajonale ndaj rrjeteve të dyshuara kriminale.

Ky aksion ka marrë karakter ndërkombëtar, pasi në terren janë të angazhuar edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete policore dhe hetuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda.

Akuzat e rënda që rëndojnë mbi grupin kriminal

Sipas njoftimit zyrtar të organeve të rendit, hetimet disamujore kanë grumbulluar prova për dyshime të bazuara që lidhen me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Trending