Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar publikimin e rezultateve të pjesshme nga procesi zgjedhor, ku deri në orën 23:00 janë numëruar 1,276 nga 2,498 vendvotime, që përbën 51,08% të totalit.
Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të udhëheqë bindshëm procesin zgjedhor me 40.77%% të votave, ose 145,599 vota të deritanishme, përcjell “Bota sot”.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 20.68%, përkatësisht 73,857 vota, duke mbajtur një distancë të konsiderueshme nga kryesuesja.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 16.01% apo 57,163 vota, ndërsa Srpska Lista ka marrë 10.14%, që përkthehet në 36,196 vota.
Në vendin e pestë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 6.81% të votave, sipas rezultateve të deritanishme.











