Trendy

Nga ferma e familjes Fejzulla në Tetovë, Hoxha: Rritja e prodhimit vendor mbetet prioritet

Para 6 orë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, realizoi një vizitë pune në fermën e familjes Fejzulla në Tetovë, ku u njoh nga afër me aktivitetet e ndryshme bujqësore dhe blegtorale që zhvillohen në këtë fermë familjare, përcjell tetova1

Gjatë vizitës u prezantuan kapacitetet prodhuese dhe investimet e realizuara ndër vite, ndërsa u diskutua edhe për mundësitë që ofrojnë programet mbështetëse për zhvillimin e mëtejshëm të fermave familjare.

Hoxha theksoi se fermat familjare kanë rol të rëndësishëm në rritjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e zonave rurale, duke nënvizuar se institucionet duhet të jenë në terren dhe në komunikim të vazhdueshëm me fermerët.

“Përmes masave mbështetëse dhe investimeve në bujqësi, vazhdojmë të forcojmë prodhimin vendor, të mbështesim investimet në ferma dhe të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë që duan të merren me bujqësi”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se rritja e prodhimit vendor mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në fund të vizitës, Hoxha falënderoi familjen Fejzulla për mikpritjen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë vendore./tetova1.mk

 

Trending