Trendy

Policia kontrolle në Gostivar, arrestohen dy persona – u gjendet “pluhur i bardhë”

Para 2 orë

Më 10.06.2026, në ora 21:40, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit kanë privuar nga liria A.M. (19) nga fshati Patalishtë dhe A.T. (23) nga fshati Trnovë i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit tek ta, te A.M. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të A.T. (23) në fshatin Banjicë e Poshtme, si dhe kontroll në automjetin e tij të markës “Renault” me targa të Tetovës, ku gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending