Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.
“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”, deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X.
Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit.










