Trendy

Bastisje në Tetovë, gjendet “pluhur i bardhë”, arrestohet 27-vjeçari nga Reçica e Vogël

Para 13 orë

Policia e Tetovës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, më 11 qershor 2026, pjesëtarët e Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë kanë privuar nga liria M.K. (27). Kontrolli është kryer me urdhër gjykate, ndërsa gjatë bastisjes është zbuluar dhe konfiskuar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending