Trendy
Screenshot

“29% në letra, 13% në realitet në administratë” – Aliu nga VLEN: Balancuesi ka krijuar përfaqësim të rremë të shqiptarëve

Para 6 orë

Drejtori i Institutit për Standardizim, Gazmend Aliu, nga partia VLEN, ka deklaruar se mekanizmi “Balancues” ka krijuar një pasqyrë të rreme për përfaqësimin etnik në administratë dhe se në praktikë përfaqësimi i shqiptarëve është më i ulët se ai që paraqitet në statistika zyrtare. Ai tha se sistemi është keqpërdorur ndër vite dhe ka prodhuar të dhëna të pasakta, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që e kanë administruar. Për këtë dha shembull konkret nga dikasteri që ai aktualisht e drejton. VLEN kërkon miratimin e ligjit të ri për përfaqësim adekuat dhe të drejtë, me mekanizma kontrolli që garantojnë përfaqësim real në institucionet shtetërore.

“Po japim një shembull konkret. Në institucionin që unë drejtoj, sipas evidencave zyrtare rezulton se shqiptarët janë të përfaqësuar me 29 për qind. Mirëpo, pas verifikimeve të bëra, rezulton se vetëm 13 për qind e të punësuarve janë shqiptarë. Diferenca prej 16 për qind përbëhet nga persona që janë deklaruar si shqiptarë gjatë procedurave të punësimit, ndërsa në realitet i përkasin bashkësive të tjera etnike. Ky nuk është përfaqësim i drejtë. Ky është keqpërdorim i një mekanizmi që është dashur të garantoj përfaqësim të drejtë dhe veçanërisht përfaqësim të shqiptarëve”, tha Gazmend Aliu.

 

Trending