Trendy

Tetovari arrestohet pasi përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren e tij dhe familjen e saj

Para 4 orë

Më 12.06.2026 në ora 20:30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.A.(37) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga ish-partnerja e tij 40-vjeçare nga rrethina e Tetovës, se që nga prilli i vitit 2026, pas ndërprerjes së lidhjes së tyre, ai e ka ndjekur vazhdimisht nëpër zonën e qytetit dhe e ka shqetësuar përmes telefonit nga numra të ndryshëm, ndërsa pasi ajo ka refuzuar të vazhdojë lidhjen, ka drejtuar edhe kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet padi penale përkatëse.

 

Trending