Trendy
Screenshot

Snopçe: Për bixhozin duhet të japim llogari para qytetarëve, jo para industrisë së fitimit

Para 4 orë

Çdo ditë që vonohen masat reale kundër bixhozit, pasojat i paguajnë qytetarët, familjet dhe e ardhmja e vendit. Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake që e mbajnë të paprekur problemin.

Çdo ditë, qindra qytetarë, prindër dhe familje humbasin jo vetëm paratë e tyre, por edhe dinjitetin, shëndetin dhe familjet e tyre. Bixhozi nuk është argëtim i thjeshtë. Është varësi, është shkatërrim, është sëmundje.

Ne kemi përgjegjësi si përfaqësues të qytetarëve, qeveria dhe institucionet publike. Kur një industri shkakton dëm të dokumentuar social, ekonomik dhe shëndetësor, detyra është e qartë: të themi JO pa hezitim.

Nuk mjafton të rregullojmë. Nuk mjafton të kufizojmë. Duhet të mbrojmë qytetarët tanë, nënvizoi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

VLEN premtoi mbylljen e kazinove, por propozimligji i ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit ruan praktikisht status quo-në, nënvizoi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe…

Trending