Trendy

Kaos në pikat kufitare me Greqi: Sistemi i ri i BE-së sjell pritje me orë të tëra dhe nervozizëm për turistët

Para 5 orë

Vera e këtij viti pritet të jetë një “golgotë” e vërtetë për të gjithë ata që do të vendosin të shkojnë për pushime në Greqi.

Këtë viikend, që është i pari pas përfundimit të vitit shkollor, udhëtarët maqedonas, serbë dhe ata jashtë BE-së u përballën me realitetin se sistemi i ri i hyrjes në Bashkimin Evropian do të shkaktojë shumë kokëçarje, nervozizëm dhe do të kërkojë edhe më shumë durim.

​Nëpërmjet rrjeteve sociale, udhëtarët njoftojnë se po presin nga dy, tre, deri në katër orë për të hyrë në Greqi në pikën kufitare të Evzonit. Ndërkaq, në pikën kufitare të Dojranit kolonat e automjeteve raportohen të jenë të gjata deri në një kilometër. Një situatë pak më e lehtësuar paraqitet në pikën kufitare të Mexhitlisë afër Manastirit.

​Përveç durimit, shoferëve u nevojitet edhe një planifikim i mirë i kohës, si dhe rezerva uji për ta përballuar më lehtë diellin e nxehtë.

Trending