Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Leshkë, në aksin rrugor Tetovë–Jazhincë.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë automjete, ndërsa për momentin nuk ka detaje zyrtare lidhur me numrin e personave të përfshirë apo nëse ka të lënduar. Autoritetet pritet të dalin me më shumë informacione pas kryerjes së hetimeve në terren.
Në këtë segment rrugor janë regjistruar edhe më herët aksidente trafiku, ndërsa qarkullimi mund të zhvillohet me vështirësi deri në largimin e automjeteve.










