Trendy

Janevska: Matura shtetërore është kryer më së miri, dukshëm është ulur përshkrimi

Para 8 orë

Matura shtetërore këtë vit është kryer në rendin më të mirë, me numër dukshëm të ulur të rasteve të përshkrimit, deklaroi sot minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve, Janevska vlerësoi se organizimi i maturës shtetërore ishte në nivel të lartë, me ç’rast shumica e nxënësve provimet i dhanë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe pa keqpërdorime.

“Mund të lavdërohemi se këtë vit matura shtetërore kaloi qetë dhe në rendin më të mirë, organizuar ashtu siç duhet, në pjesën më të madhe në hapësira të mëdha, ku nxënësit nuk patën mundësi të ndërmarrin veprime të paligjshme”, tha Janevska.

Ajo theksoi se numri i nxënësve që janë mënjanuar nga provimet për shkak të përshkrimeve është dukshëm më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

“Nga dy terminet e provimeve janë mënjanuar rreth 60 nxënës, që tregon se ka përparim të shkëlqyeshëm në zbatimin e maturës”, theksoi ministrja.

Sipas saj, bëhet fjalë për nxënës që janë kapur duke përshkruar dhe menjëherë janë përjashtuar nga procesi i provikmit të maturës.

Janevska informoi se këta nxënës do të kenë mundësi sërish ta japin provimin në afatin e ardhshëm, në gusht.

Ministrja theksoi edhe se këtë vit është vendosur qasje drejt provimit të maturës, me dy lloje të maturës varësisht nga planet dhe programet mësimore, me çka, siç tha, është korrigjuar disbalanci i deritanishëm mes nxënësve.

Trending