Lajme

Dino Merlin, Këngëtari i famshëm boshnjak në një xhami të Sarajevës

March 19, 2024, 09:03

Një imam boshnjak, Nedim Botiç, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto ku shihet ylli i muzikës jugosllave Dino Merlin, në një prej xhamive të Sarajevës.

“Dino Merlin këtë Ramazan ndjek recitimin e Kuranit në xhaminë “Çekrekçija” në Sarajevë. Pse po e shkruaj këtë?

Sado të arrini në jetë, edhe pasuri edhe para edhe popullaritet, të mos harrojmë se të gjitha këto janë dhuratat e Tij. Të mos harrojmë Atë që na dha jetë. Zbrisni në tokë. Ejani në xhaminë tuaj. Ndaluni pak, dëgjoni Kur’an. Ujitni shpirtin tuaj. Kërkoni prej Tij falje. Qofshin xhamitë tona plot me ne dhe shpirti ynë me Kuran”, ka shkruar Botiç.

Dino Merlin, i cili ende performon në skena, duke qenë po aq i pëlqyer sa në ritë e tij, epokën jugosllave së cilës i përket si brez, tradicionalisht nuk performon gjatë Ramazanit, muajit të shenjtë musliman. Në këtë muaj ai tërhiqet nga publiku dhe i përkushtohet plotësisht Zotit, vetes dhe njerëzve të tij të dashur.

“Ramazani është një oaz, është streha ime nga kaosi që jetojmë në këtë botë jashtë Ramazanit. Mezi pres që të vijë ajo heshtje, ajo batanije e butë, e bukur për të më qetësuar”, janë fjalët e tij.

Dino Merlin ëhstë padyshim këngëtari më i famshëm boshnjak, ngjashëm si boshnjakia tjetër, Lepa Brena, duke qenë të dy të një epoke, siç dhe Sinan Sakiç.

Hiti më i madh i Dino Merlin është gjithsesi me një serbe, në kohën jugosllave, Vesna Zmijanac. Bëhet fjalë për duetin “Jargovani”. Dhe përflitet se ka qenë pikërisht ajo e cila ia ka shpëtuar jetën gjatë luftës së përgjakshme serbo-boshnjake në vitet e para ‘90-të, pasi serbët kanë tentuar ta ekzekutojnë Dinon./ tesheshi.com

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_1028
Mexhiti: Qeveria miratoi furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik
IMG_1026
Ngritet kallëzim penal kundër 10 punonjësve të njësitetit special EBR
IMG_1024
VLEN shumë me disponim u pa sot në Kuvend – Të gjithë bashkë, edhe në pauzë
IMG_1022
Ibrahimi i qetëson aktivistët: Koalicioni VLEN funksionon në mënyrë më të mirë
IMG_1016
Murtezani: Po punojmë në reformat që do përshpejtojnë integrimin tonë në BE
IMG_1015
ALSAT: Nëse Taravari shkon i vetëm në zgjedhje, ‘vallen’ do ta hedhë me BDI-në?