Trendy

Kërcënohet zyrtari i Komunës së Gostivarit për shkak të një mbindërtimi pa leje

Para 8 orë

​Më 16.06.2026 në ora 17:00 në DPB Gostivar, V.R. (43) nga Gostivari ka denoncuar se M.A. nga fshati Negotinë i Gostivarit, i ka drejtuar kërcënime përmes telefonit. Sipas denoncimit, M.A. edhe më parë ka shkuar në vendin e tij të punës, në zyrën e tij në Komunën e Gostivarit, dhe i ka drejtuar kërcënime për shkak të masave të ndërmarra më parë lidhur me detyrat e tij zyrtare në komunë, përkatësisht për shkak të një procedure të iniciuar më parë për mbindërtim pa leje të një objekti, e cila ishte denoncuar nga fqinjtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Trending