Trendy

Pushimet kthehen në tragjedi: Vdes 3-vjeçari pasi ra në pishinë

Para 12 orë

Një djalë trevjeçar nga Britania e Madhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një pishinë gjatë pushimeve me familjen në afërsi të Costa del Sol, në Spanjë.

Alarmi u dha rreth orës 08:30 të mëngjesit në një shtëpi pushimi rurale në fshatin Periana, i cili ndodhet në rajonin La Axarquaa, rreth 50 kilometra në verilindje të Malaga. Fëmija po qëndronte aty së bashku me prindërit e tij, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore, ndërsa u angazhua edhe një helikopter për të ndihmuar operacionin e shpëtimit.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës, jeta e vogëlushit nuk mundi të shpëtohej dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Trending