Trendy

Tragjedi në Halkidiki: Ndërron jetë në det gruaja nga Maqedonia

Para 2 orë

Një grua 75-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka humbur jetën pasi u nxor pa shenja jete nga deti në zonën e Nea Kallikratias në Halkidiki të Greqisë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Bregdetar grek, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur autoritetet në Nea Moudania janë informuar se gruaja ishte nxjerrë nga deti në rajonin bregdetar pranë Nea Kallikratias, në komunën Nea Propontida.Ajo është transportuar menjëherë me autoambulancë në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Trending