Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje në orën 15:30 në Dibër, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) Dibër kanë privuar nga liria 34-vjeçarin me iniciale B.K. nga Dibrës.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë si dhe sende të tjera, për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.










