Trendy

Skandal në Shtip: Nxënësi mbetet në klasë, prindi shqiptar ngre dyshime për hakmarrje politike dhe etnike (Video)

Para 5 orë

Gazeta Flaka ka publikuar në platformat e saj në rrjetet sociale – Facebook, Instagram dhe TikTok – një video të transkriptuar në gjuhën shqipe nga TV M-Net i Shtipit, lidhur me rastin e një familjeje shqiptare nga ky qytet.

Prindi, Elmir Aziroviç, pretendon se djali i tij e ka humbur vitin shkollor vetëm për shkak se është shqiptar. Ai thekson se nga rreth 90 nxënës të klasave të nënta, pesë prej tyre kanë mbetur në përsëritje, ku vetëm njëri është maqedonas, ndërsa katër të tjerët u përkasin etnive të tjera.

Aziroviç pretendon se bëhet fjalë për hakmarrje politike, etnike dhe fetare. Ai shprehet se drejtori i shkollës, Gorançe Velkov, në zgjedhjet e fundit lokale ka garuar me një listë të pavarur për këshilltarë dhe se, sipas tij, për shkak se nuk e ka mbështetur me votë, tani po hakmerret ndaj fëmijës së tij.

Nga ana tjetër, drejtori Velkov i mohon këto akuza, duke deklaruar se vendimi për përsëritjen e vitit është marrë në bazë të kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga procesi arsimor. Gazeta Flaka

https://www.facebook.com/share/v/18PpjdSgEC/?mibextid=wwXIfr

 

Trending