Trendy

Hoxha: Bletët na kujtojnë se puna e organizuar sjell rezultate

Para 4 orë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi bletoren e familjes Ismaili në Frëngovë të Strugës, ku u njoh nga afër me aktivitetin dhe përkushtimin e bletarëve, si dhe me rëndësinë që ka bletaria për zhvillimin e bujqësisë.

Gjatë vizitës u diskutua për sfidat dhe perspektivat e sektorit, si dhe për rolin e bletëve në pllenimin e kulturave bujqësore, rritjen e prodhimtarisë dhe ruajtjen e ekosistemit.

“Bletët na kujtojnë se puna e organizuar sjell rezultate. Në një koshere secila e ka rolin e vet dhe kontribuon për të mirën e përbashkët. Kjo është një vlerë nga e cila mund të mësojmë të gjithë”, theksoi Hoxha.

Ai shtoi se bletaria është shumë më tepër se prodhim mjalti dhe se institucionet duhet të vazhdojnë të ndërtojnë politika që mbështesin punën, prodhimin dhe zhvillimin, të bazuara në nevojat reale të prodhuesve dhe në komunikim të vazhdueshëm me njerëzit që krijojnë vlerë në terren.

Hoxha vlerësoi kontributin e bletarëve në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale, duke theksuar se mbështetja për bletarinë mbetet pjesë e angazhimeve për një sektor bujqësor më produktiv dhe më konkurrues.

Respekt për familjen Ismaili dhe për të gjithë bletarët që me punën, durimin dhe përkushtimin e tyre japin një kontribut të rëndësishëm për bujqësinë dhe ekonominë lokale.

Trending