Trendy

Dëmtohen gypat e kanalizimit fekal, reagon Komuna e Tearcës

Para 4 orë

Komuna e Tearcës ka reaguar pas dëmtimit të disa gypave të kanalizimit fekal në fshatin Tearcë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të papërgjegjshëm dhe vandal që dëmton interesin publik dhe pengon realizimin e projekteve infrastrukturore në dobi të qytetarëve, përcjell tetova1

Nga komuna theksojnë se gypat e dëmtuar ishin siguruar për nevojat e banorëve të fshatit dhe se veprime të tilla cenojnë përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunë.

Në reagimin e saj, Komuna e Tearcës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

“REAGIM

Komuna e Tearcës dënon ashpër aktin e papërgjegjshëm dhe vandal të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku persona të panjohur kanë dëmtuar disa gypa të kanalizimit fekal, të cilët ishin siguruar për nevojat e banorëve të fshatit Tearcë.

Ky veprim i papranueshëm nuk dëmton vetëm pronën publike, por pengon edhe realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Është për keqardhje që individë të papërgjegjshëm tentojnë të sabotojnë investimet që janë në interes të drejtpërdrejtë të banorëve të Tearcës. Komuna do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, thuhet në reagim./tetova1.mk

Trending