Trendy

Më 1 korrik fillojnë regjistrimet në Shkollën e Mesme Policore

Para 4 orë

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Akademisë Policore, fton nxënësit e interesuar të regjistrohen në Shkollën e Mesme Policore dhe të bëhen pjesë e ekipit që kujdeset për sigurinë e qytetarëve.

Thirrja publike për regjistrim do të publikohet zyrtarisht pas 1 korrikut 2026, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm do të dorëzohet në Sektorët për Punë të Brendshme (SPB) në mbarë vendin.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Maqedonisë që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm, nuk janë më të vjetër se 18 vjeç në ditën e aplikimit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikofizike.

Trending