Analisti dhe publicisti shqiptar Fatos Lubonja ka deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të tërhiqet nga politika, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm për politikën, vendin dhe vetë të ardhmen e tij.
“Unë i kam thënë se duhet të ikësh nga politika, je i rrezikshëm për politikën, për vendin dhe për veten tënde”, është shprehur Lubonja, duke kritikuar mënyrën e qeverisjes dhe ndikimin e Ramës në jetën politike të vendit.










