Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i shoqëruar nga bashkëkryetari Izet Mexhiti, nënkryetarët dhe deputetët e Zonës 6, Mimoza Musa dhe Bekim Qoku, Saranda Imeri Stafai, si dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it, ka zhvilluar një takim me aktivin e VLEN-it në Gostivar, përcjell tetova1
Sipas Kasamit, në takim është diskutuar për organizimin e brendshëm të subjektit politik pas bashkimit historik në një parti të vetme. Gjithashtu, është folur për punët që po realizohen në nivel qeveritar, mbështetjen ndaj komunave përmes financimit të projekteve kapitale dhe zgjidhjen e problemeve të trashëguara ndër vite.
Kasami theksoi se VLEN po hyn në një fazë të re konsolidimi, fuqizimi dhe organizimi strukturor, me synimin për të qenë më pranë qytetarëve.
Postimi i plotë:
“Në Gostivar, me aktivin e VLEN-it, diskutuam organizimin e brendshëm pas bashkimit historik në një parti.
Folëm gjithashtu për punët që po bëjmë si qeveri, ndihmën ndaj komunave me financimin e projekteve kapitale dhe zgjidhjen e problemeve që u lanë zvarrë për dy dekada.
VLEN po hyn në një fazë konsolidimi, fuqizimi dhe organizimi strukturor.
Më e organizuar, më e vendosur, më afër qytetarit.
Gostivari VLEN!”, ka shkruar Kasami./tetova1.mk














