Trendy

Gjendet pa shenja jete një biznismen në Shkup, ja kush ishte

Para 3 orë

Marjan Jovanov, i njohur në publik si “Mane Levis”, është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Karposh të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Shkup1”.
Jovanov ishte një biznesmen i njohur dhe distributor i markës “Levis” në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në opinion ishte i njohur edhe si një nga të akuzuarit në rastin “Shkallët Spanjolle”.

Sipas MPB-së, më 28.06.2026 në ora 18:15 në SPB Shkup është raportuar se në një pishinë në oborrin e një shtëpie në Karposh është gjetur i vdekur M.J. (58) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen dhe do të përcaktohen pas obduksionit, ndërsa institucionet kompetente po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending