Trendy

Liderët e VLEN-it, Mexhiti e Kasami, kalojnë rejtingun e Ali Ahmetit

Para 3 orë

Nga 10 deri më 27 qershor, anketuesit e agjencisë Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, zhvilluan një hulumtim të opinionit publik në Maqedoni, i cili tregoi se liderët e partisë së re politike VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gëzojnë më shumë besim sesa lideri i partisë opozitare BDI, Ali Ahmeti. Rejtingu i Mexhitit dhe Kasamit, sipas këtij hulmtimi është 6.6% ndërsa i Ali Ahmetit 5.5%. Kjo është hera e parë që popullariteti i Ahmetit të jetë më i ulët se krerët e partive tjera shqiptare.
Ndërkohë edhe në matjet e rejtingut të partive politike BDI-ja shënon rënie, ndërsa shihet qartë se VLEN-i gjithnjë e më shumë po e rrezikon BDI-në, pas unifikimit në një parti politike.
Në pyetjen “Për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme?”, nga përgjigjet e të anketuarve rezulton se:
• VMRO-DPMNE do të merrte 20,5% të votave,
• LSDM (SDSM) 6,2%,
• BDI (DUI) 5%,
• VLEN 4,4%,
• Levica 2,9%,
• dhe ZNAM 1,5%.

Trending