Trendy

Protesta “Liri për çlirimtarët” në Kroaci, Gucati: Besoj se do të marrin pjesë mbi 3 mijë persona

Para 3 orë

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se në protestën “Liri për çlirimtarët”, e cila do të mbahet në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, pritet të marrin pjesë mbi 3 mijë qytetarë.

Në “Info Magazine” Gucati tha se qytetarët kanë filluar të grumbullohen pranë vendit ku do të mbahet protesta, duke veçuar praninë e madhe të familjeve me fëmijë.

“Me numër fiks nuk guxoj të shkojë, sepse duhet t’i numërojmë kokë më kokë. Unë shpresoj dhe dua të besoj se do ta kalojmë numrin prej 3 mijë qytetarësh, bashkatdhetarësh dhe njerëzish që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Presheva, por edhe nga vende të tjera.

Besoj se do ta kalojmë shifrën prej mbi 3 mijë pjesëmarrësish, edhe pse është vapë e madhe dhe temperatura është shumë e lartë në Zarë, por shpresoj se numri do të jetë mbi 3 mijë veta”, tha ai.Sipas Gucatit, pjesëmarrja e familjeve ka një rëndësi të veçantë, pasi, siç tha ai, fëmijët po njihen me figurat e ish-krerëve të UÇK-së.

Trending