Trendy
Screenshot

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Para 2 orë

Sabri Fejzullahi, Xhensila Myrtezaj e Mahmut Ferati, janë vetëm disa nga emrat që sivjet, në kuadër të Verës kulturore tetovare, pritet të marrin pjesë në Tetovë. Përveç pjesës së koncerteve, nga komuna thonë se do të ketë edhe mbrëmje kulturore me ansamble të vendit dhe rrethit, ndërsa nuk do të mundojnë as netët rinore në kuadër të të cilave, pritet të organizohen gara të ndryshme sportive si hendboll në rrugë, kanter strike, bilardo e vateprolo.

“Do jetë një verë kulturore me shumë surpriza, ku do kemi javën e sportit, javën e filmit, netët rinore dhe koncertet e mëdha në shesh. Ajo që dua të përmend është se në netët rinore do kemi këngëtaren Xhensila Myrtezaj që do performojë, në Sheshin Liria, Sabri Fejzullahu si dhe një natë tetovare ku do jenë artistët vendas si, Elita 5, Big Mama, Shkumbin Ismaili por edhe të tjerë. Nuk kemi lënë anash edhe folklorin, pra në Tetovë do performoj Ansambli shtetëror dhe Ansambli Shota nga Kosova.” – Albion Alili. Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Pjesa më e madhe e verës kulturore tetovare do të mbahet në Sheshin e Tetovës, ndërsa netët rinore, sivjet do organizohen në bulevardin e ri, i cili edhe pritet të përfundojë brenda ditësh.

Këtë verë, Vera kulturore, një pjesë të konsiderueshme të aktiviteteve do transferoj në këtë pjesë të qytetit që besoj se do jetë një risi për qytetarët dhe ata që gjatë këtyre muajve do vizitojnë Tetovën. Veçmë kanë nisur procedurat për të marr pëlqim nga SPB që kjo rrugë të mbyllet gjatë orëve të mbrëmjes dhe të jetë në disponim të qytetarëve që do kalojnë një pjesë të pasditës në këtë pjesë të qytetit”. – Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Vera kulturore tetovare sivjet do të fillojë me 13 korrik dhe do zgjasë deri më 4 gusht. /Alsat.mk

Trending