Dy persona u vranë në një incident me të shtëna këtë të hënë në Offenburg, në shtetin e Baden-Wurttemberg në Gjermani.
Policia u thirr në një kompleks apartamentesh pak pas orës 9 të mëngjesit pasi dëgjoi të shtëna me armë. Ata gjetën një burrë të vdekur dhe një grua të plagosur rëndë, e cila më vonë ndërroi jetë nga plagët e saj në spital.
Zona është rrethuar dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se identitetet e dy burrave dhe rrethanat e incidentit mbeten të panjohura.
Policia tha se një armë u gjet pranë vendit të ngjarjes, por nuk dha detaje të mëtejshme. Autoritetet thanë se nuk kishte kërcënim të menjëhershëm për publikun.










