Maqedoni

Qytetarët, ankesa për 200 denarët në faturat e rrymës

Autori

Autori

Portali Tetova

March 25, 2024, 04:03

Ankesa të shumta të qytetarëve për koston prej 200 denarëve të qasjes në rrjetin e energjisë elektrike bëri që Komisioni rregullator energjetik të del me sqarime të reja. Faturat e rrymës nga janari e tutje kanë një shtesë e cila në nivel vjetor përllogaritet me 2.400 denarë, por sipas KRRE kjo është bërë për shpërndarja e kompensimit që të mos rritet çmimi për bllok tarifën e parë për 9%, dhe tarifën e lirë për 14%. Kreu i këtij komisioni Marko Bislimovski tha se nuk ka ekstra profit për kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të energjisë elektrike, por nuk ka as kosto shtesë në fatura. Sipas tij vetëm se është aplikuar një mënyrë e re shpërndarjes së shpenzimeve që qasjen ta paguajnë edhe ata që kanë në posedim dy tri shtëpi të pashfrytëzuara, të cilat deri më tani janë taksuar tek ata që kanë qenë aktiv.

“Transmisioni i rrymës pa koston e 200 denarëve do të rritej për 25,59%, në bazë të së cilës çmimi i energjisë elektrike në bllok tarifën e parë do të shtrenjtohej për 9,03%, çmimi i bllok tarifës së dytë do të shtrenjtohej 7,78%, çmimi i bllok tarifës së tretë do të rritej për 6,4%, çmimi i tarifës së katër do të rritej për 3%, ndërsa çmimi i tarifës së lirë do të shtrenjtohej për 14,53%”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i Komisionit rregullator energjetik.

Sipas të dhënave të KRRE-së në vitin 2023 është ulur shpenzimi i përgjithshëm i energjisë elektrike për 10% në krahasim me një vit më parë. Kjo i referohet vendosjes së fotovoltaikëve, amvisëri dhe firma të cilat përmes paneleve diellore prodhojnë energji elektrike dhe nëse do të taksohej sipas metodës së vjetër rëndesa e pagesave shtesë do të binte tek qytetarët e thjeshtë. Bislimovski tha se 18% ishte konsumi i përgjithshëm i rrymës në periudhën e tarifës së lirë, që sjell kursime për amvisëritë.

“Vendosja e fotovoltaikëve nëpër kulme të shtëpive ka ulur shpenzimin e energjisë elektrike. Ato amvisëri që nuk mund të vendosin fotovoltaik, përse duhet të paguajnë qasjen në rrjet për ata që kanë vendosur fotovoltaikë. Në atë mënyrë do të godasim te kategoritë më të prekura të konsumatorëve në vend”, shtoi Marko Bislimovski, Kryetar i Komisionit rregullator energjetik.

Ndërkaq energjia elektrike që prodhohet në hidrocentrale përmes djegies së thëngjillit, i cili eksportohet nuk mund të ulë çmimin nën 57 euro për mw/h sipas marrëveshjes paraprake për furnizuesin universal./Adnan Qaili-Alsat

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA