Pas masave të ndërmarra, zyrtarët policorë kontrolluan pamjet e kamerave të sigurisë të sistemit “Qyteti i Sigurt” dhe konstatuan se katërcikli nuk kishte qenë i përfshirë në asnjë aksident trafiku. Ai ishte sjellë në vendngjarje me një automjet të shërbimit të tërheqjes, ishte shkarkuar dhe më pas ishte përmbysur qëllimisht nga disa persona në trotuar, me qëllim që të inskenohej një aksident.

Në koordinim dhe sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, katërçikli është sekuestruar dhe është mbajtur për procedurë të mëtejshme.

Rreth orës 23:50, policia ka privuar nga liria drejtuesin e katërçiklit Sh.A. dhe personin që e kishte raportuar rastin, S.A., për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “mashtrim ndaj sigurimit”.

Të dyshuarit janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.