Një lajm pozitiv për mijëra mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut! Gjatë ditëve të fundit, frangu zviceran ka shënuar një forcim ndaj denarit, duke rritur vlerën e kursimeve dhe të parave që dërgohen nga diaspora. Edhe euro dhe dollari amerikan vazhdojnë të mbajnë një nivel të favorshëm në raport me denarin.
Sipas kurseve zyrtare të këmbimit:
🇨🇭 1 Frang zviceran (CHF) = 66.87 denarë (MKD)
🇪🇺 1 Euro (EUR) = 61.67 denarë (MKD)
🇺🇸 1 Dollar amerikan (USD) = 53.87 denarë (MKD)
Kjo do të thotë se mërgimtarët që dërgojnë para familjeve të tyre në Maqedoninë e Veriut marrin më shumë denarë për të njëjtën shumë në franga zvicerane, euro ose dollarë.










