Vala ekstreme e të nxehtit që goditi Gjermaninë në fund të muajit qershor ka shkaktuar më shumë se 5 mijë vdekje të tepërta, sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë javës së fundit të qershorit janë regjistruar 5.486 vdekje më shumëkrahasuar me mesataren e viteve 2022–2025.
Kjo periudhë përkoi me kulmin e valës së të nxehtit, kur Gjermania u përball me temperatura rekord dhe në disa zona të vendit temperaturat kaluan mbi 41 gradë Celsius.
Ekspertët kanë paralajmëruar se temperaturat ekstreme paraqesin rrezik të veçantë për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, pasi nxehtësia e madhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese shëndetësore.
Gjermania është përballur me një seri rekordesh të temperaturave të larta gjatë kësaj vale të të nxehtit, ndërsa autoritetet dhe ekspertët kanë ngritur shqetësime për ndikimin e kushteve ekstreme në shëndetin e qytetarëve.
Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike.










