Një pjesë e konsiderueshme e një urë të madhe në Maryland të Shteteve të Bashkuara është rrëzuar, pasi është goditur nga një anije mallrash.
Në pamje shihet momenti kur anija e godet urën “Francis Scott Key” në Baltimore, duke rrëzuar një pjesë të strukturës në Lumin Patapsco, pak para orës 1 e 30 minuta pas mesnatës sipas kohës lokale, raporton “Daily Mail”.
Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë viktimë, por dukej se në urë kishte trafik në kohën e katastrofës.
US NEWS: BRIDGE COLLAPSE IN BALTIMORE, MARYLAND. PRAY FOR THOSE AFFECTED. PIC.TWITTER.COM/NZW7EEYFZJ
— MOSSAD COMMENTARY (@MOSSADIL) MARCH 26, 2024
Roja bregdetare e ShBA-së dhe Autoriteti Transportues i Maryland-it e konfirmuan përplasjen, por nuk ofruan hollësi.
Në një video shihet goditja e urës nga anija, kur rruga dhe struktura e hekurt shembet menjëherë në ujë.
Duket se në anije ndodhi një shpërthim, pasi një pjesë e urës ra mbi të.
Raportohet se bëhet fjalë për anijen “Dali” me flamur të Singaporit. Në uebfaqet për përcjelljen e transportit detar ajo mund të shihej pa lëvizur në hartë pas përplasjes.