Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit do të pasohet nga një kundërpërgjigje “shumë më e fuqishme” se ato të mëparshme.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu iu drejtua udhëheqësve iranianë duke deklaruar: “Mos llogarisni se gjërat do të mbeten të qeta nëse na sulmoni”.
Ai tha se reagimi i Izraelit nuk do të jetë i njëjtë me atë të sulmeve të mëparshme iraniane, edhe pse, sipas tij, kundërpërgjigjja e atëhershme ishte “mjaftueshëm e fuqishme”.
“Kanë marrë fund ditët kur dikush na godet dhe ne nuk i përgjigjemi dyfish”, u shpreh Netanyahu.
Kryeministri izraelit shtoi se Izraeli ka vepruar në këtë mënyrë ndaj asaj që e quajti “Boshti i së Keqes” i udhëhequr nga Irani dhe se do të vazhdojë të reagojë ndaj kujtdo që cenon sigurinë e vendit.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa autoritetet izraelite vijojnë të paralajmërojnë për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.









