E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari Enrik Mehmeti, njëkohësisht kryetar i Unionit të Gazetarëve në Vlorë.
Enrik Mehmeti ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, pas aksidetit me motorr dhe la pas dy fëmijë të vegjël.
Mehmeti e nisi karrierën e tij në media në TV 6+1 Vlora.
TV 6+1 Vlora i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti.










