Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, të zhvilluar në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviç” në Banjica të Beogradit.
“Ne nuk kemi asgjë më të shenjtë dhe më të rëndësishme. Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit”, tha ai.
Duke folur për forcimin e ushtrisë, neutralitetin ushtarak dhe ruajtjen e integritetit territorial, Vuçiç tha se Serbia duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të mbrojtur veten, por pa kërcënuar apo sulmuar askënd.









