Profesoresha Arlinda Amiti është ndër femrat më të shkolluara shqiptare në Zvicër. Ajo po shkruan historinë e diasporës shqiptare dhe është më shumë se shembull integrimi.
Arlinda tashme është një shkenctare, njëkohësisht ligjeruese në Universitetin e Bazelit, ndërsa po ashtu është edhe koordinatore e programit të doktoraturës, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch. Është modeste ju shmanget lavdit, nuk dëshiron të dalë në gazeta të lavdërohet apo të flas në vetën e parë.










