Pas rasteve të fundit të dhunës në Gostivar dhe festimeve të dasmave me të shtëna me armë zjarri, Partia Liberale Demokratike (PLD) propozon hapjen e qendrave familjare në çdo komunë.
Në një video postim në rrjetet sociale, kryetarja dhe deputetja e PLD-së, Monika Zajkova, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të partisë, Boban Jankoski, bëjnë thirrje për veprime të shpejta për të zvogëluar rastet e dhunës nga bashkëmoshatarët.
“PLD propozon krijimin e qendrave familjare në çdo komunë. Ato do të kenë sociologë, psikologë, punonjës socialë dhe terapistë familjarë që do të punojnë me fëmijët, por edhe me prindërit. Ata do të jenë përgjegjës për dhënien e këshillave, dëgjimin e problemeve dhe ofrimin e edukimit.
Është më mirë të parandalosh sesa të ‘trajtosh’ vazhdimisht diçka që ndonjëherë nuk është as e trajtueshme. Parandalimi nuk është shpenzim, parandalimi është një investim në të ardhmen e Maqedonisë”, thotë Zajkova.
Jankoski thekson në video se po investojmë shumë pak në parandalim dhe po presim shumë gjatë që problemi të bëhet serioz.










