Maqedoni

Vazhdon ndërtimi i qarkores së Tetovës, Rustemi: Projekti realizohet pa pengesa, punimet do të përfundojnë vitin e ardhshëm

March 29, 2024, 01:03

Ndërtimi i qarkores së Tetovës po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe pa pengesa.

Ky projekt duhet të përfundojë në muajin maj të vitit të ardhshëm dhe parashihet ndërtimi i 5.4 km rrugë, rrugë që dukshëm do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të Tetovës dhe vendbanimeve përreth. Zhvillimin e punimeve gjatë ditës së sotme i ka inspektuar drejtori i Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi,
“Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, ka inspektuar punimet për ndërtimin e qarkores së Tetovës, përkatësisht të aksit rrugor Trebosh deri në Neproshten.

Bëhet fjalë për një investim prej 12 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike. Ky projekt parasheh ndërtimin e 5.4 kilometrave rrugë, me ç’rast qarkorja do të ketë dy korsi nga të dyja anët në një gjerësi totale prej 6.60 metrash. Afati për realizimin e këtij projekti është deri në muajin në maj të vitit 2025.

Punimet për ndërtimin e qarkores po zhvillohen pa pengesa dhe sipas dinamikës së planifikuar.

Me realizimin i këtij projekti do të mundësohet zhvillim të komunikacionit më shpejt dhe më lehtë për dhe nga Tetova deri te qytetet dhe vendbanimet tjera. Projekti në fjalë, është gjithashtu domethënës dhe nga pikëpamja ekonomike për arsyen se do të lehtësoj qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve.

Ndërtojmë për brezat e së ardhmes!”, theksuan Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza