Fronti Europian/Ahmeti: Shteti nënë për të gjiithë e jo njerkë për ne

Autori

Autori

Portali Tetova

March 29, 2024, 02:03

Pas nënshkrimit të koalicionit për Frontin Europian me PDSH-në e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejdit, PDE-në e Arjanit Hoxhës, me Partinë Demokratike Turke, me Partinë e Unionit të Romëve , kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbajti konferencë për media në të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat dhe Sulejman Baki.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e koalicionimit të sotëm dhe zgjerimin e Frontit Evropian me të gjitha komunitetet më të vogla në Maqedoni, për të luftuar të gjithë së bashku për barazi dhe drejtësi, dhe kundër diskriminimit të të gjitha këtyre komuniteteve të cilat ndërtojnë lojalitetin e shtetit, dhe krijojnë një shetet më demokratik.

“Të nderuar vllezër e motra, i nderuar z.Murat dhe z.Baki, të dashur anëtar të Lëvizjes për Drejtësi të komunitetit turk, të dashur anëtar të BDI-së, kryeministër zoti Xhaferi, Kandidat për president Bujar Osmani, dhe deputetë. Sot përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, paraqitjen e tyre e bënë mbi një bazë të tërë, duke filluar nga e kaluara e dhimbshme që dy popujt tanë kanë përjetuar dhunë, diskriminim dhe shpërngulje, pra të njëjtin fat si ne ka pasur dhe komuniteti turk. Prandaj z.Murat dhe profesor Baki, ju partnerë të fortë i keni vllezërit tuaj, dhe në front keni BDI-në. Lufta e 2001 ndryshoi edhe statusin e komuniteteve tjera jo vetëm të shqiptarëve, sepse edhe ata kanë marrë pjesë në këtë luftë, dhe kjo ka qenë shumë për ne se edhe ata kanë qenë pjesë e një komuniteti ku kanë luftuar për ardhmërinë, për tokat e tyre ku kanë ndërtuar historinë. Ky front nuk është i përkohshëm por jetëgjatë, dhe me këtë front do të realizojmë qëllimin tonë të përbashkët që bashkarisht me të gjithë vllezërit tanë ta anëtarsojmë vendim në BE. Ne do të luftojmë që këtë shtet ta bëjmë edhe nënën tonë, sepse kështu ndërtohet ardhmëria, shteti i mirfilltë demokratik. Rrofshin popujt që jetojnë, rroftë populli turk dhe ai shqiptar”, u shpreh mes tjerash para të pranishmëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë për rëndësinë e kolicionimit të sotëm foli edhe Prof.Dr. Süleyman Baki, i cili theksoi hapat që po hedhin së bashku me këtë font për bashkëpunimin dhe zhvillimin e komuniteteve në mbarë vendin, për të krijuar një shtet më demokratik dhe për anëtarsimin e vendit në BE.

“I nderuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i nderuar kryeministër Talat Xhaferi, i nderuar kandidat për president Bujar Osmani. Fronti Evropian është i një rëndësie të madhe për komunitetin tonë turk, siç e dini, Ali Ahmeti ka bërë hapat e parë drejt kësaj së bashku me partinë e tij, dhe sot ne po hedhim hapa të vendosur drejt përhapjes së këtij bashkëpunimi në mbarë Maqedoninë. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në zhvillimin më të lartë të komuniteteve tona si dhe vendit në përgjithësi. Ky front është i një rëndësie jetike, që të gjitha segmentet e Maqedonisë së Veriut të jetojnë së bashku në paqe, prosperitet dhe qetësi, që është përfitimi ynë i përbashkët, dhe që shteti ynë të arrijë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci Prof.Dr. Süleyman Baki.

Gjithashtu përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat, theksoi se Fronti Evropian është një lëvizje që i kushton shumë rëndësi integritetit të shtetit tonë, strukturës unitare të tij, shtetit të së drejtës, parimit të promovimit të demokracisë, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe pozitës individuale e shoqërore të bashkatdhetarëve turq në shoqëri.

“Komuniteti turk, i cili prej vitesh jeton në Maqedoni, nuk është integruar sa duhet në sistem, nuk është zbatuar qëllimisht përfaqësimi i drejtë dhe proporcional ndaj kombit tonë, demokracisë dhe pjesëmarrjes pluraliste nuk i janë dhënë mundësi të mjaftueshme, veçanërisht arsimit turk, dhe zyrtarizimit të gjuhës turke. Bazuar në këtë, ne do të përdorim këtë front për t’u siguruar që turqit të kenë mundësi të përmbushin të drejtat e tyre dhe liritë e parapara në Maqedoni dhe normat ndërkombëtare. Dëshirojmë ta njoftojmë popullin tonë se kemi vendosur që tash e tutje të marrim pjesë në luftën politike në mbarë vendin tonë së bashku me miqtë tanë në kyre me Ali Ahmetin”, tha përfaqësuesit i Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8523
Mickoski: VLEN-i është partner kredibil për të formuar Qeverinë e re
IMG_8522
Kovaçevski pas humbjes në zgjedhje: Do të jemi opozitë e përgjegjshme
IMG_8519
Ahmeti: Fitorja dhe legjitimiteti i takon vetëm Frontit Evropian
IMG_8518
Parlamenti do të ketë deputeten e parë me mbulesë
IMG_8517
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë! Mua më pret edhe shumë punë në Tetovë
IMG_8516
Gashi: Shqiptarët na mandatuan për t’i përfaqësuar në qeveri

DIASPORA