Trendy

Eric Wendt konfirmohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Para 3 orë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar zyrtarisht pas konfirmimit të Eric Wendt në detyrën e Ambasadorit të ri të SHBA-ve në Shqipëri.

Përmes një deklarate në Facebook, ambasada i ka uruar sukses Eric Wendt për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik në vendin tonë.

Më tej, thuhet se përfaqësia diplomatike pret me kënaqësi mbërritjen e diplomatit të ri në kryeqytet, me fokus të veçantë te përforcimi i aleancës ushtarake dhe marrëdhënieve ekonomike.

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, ka shkruar ambasada.

Trending